Trajneri i Real Madridit, Rafa Benitez ka insistuar se nuk është i shqetësuar nga moskënaqësia e sulmuesit të tij, Karim Benzema, i cili në fundjavë e kishte kritikuar trajnerin spanjoll, për largimin nga fusha.
Benzema ishte zëvendësuar në ndeshjen e fundjavës kundër rivalit lokal Atletico Madrid, dhe pas takimit sulmuesi francez kishte shprehur dëshpërimin e tij për këtë zëvendësim, duke thënë se është i ngopur nga zëvendësimet, transmeton Koha.net.
Benitez është shprehur se është i kënaqur me Benzeman, dhe e ka quajtur atë një “fenomen”.
“Fjalët e Benzemas nuk më shqetësojnë. E dua Karimin, ai është një fenomen. Edhe unë do të isha i zemëruar nëse do isha në listën e golashënuesve dhe menaxheri vendos të më largojë”, është shprehur Benitez, për Cope.
Tuesday, 06 October 2015 11:37