Barcelona ka mbetur pa lojtarin e saj kryesor Lionel Messi, dhe barra më e madhe tani është mbi brazilianin Neymar.
Por bashkëkombasi i tij, Juninho Perambucho, ka thënë se braziliani nuk mund ta zëvendësoj Messin.
“Është shumë më e vështirë të jeni protagonist në Barcelonë se sa në Brazil. Me mungesën e Messit tashmë edhe presioni është më i lartë për të Neymar. Messi është i pazëvendësueshëm”.
“Ai ishte në qendër të vëmendjes te Santos dhe te Brazili, andaj është mësuar me këto situata”.
“Por, duhet të kemi durim me të. Nuk është e lehtë për të luajtur për Brazilin dhe Barçën, ekipin më të mirë në botë. Dhe kur aty nuk është lojtari më i mirë në botë, bëhet edhe më e vështirë”, ka thënë Juninho.
Monday, 05 October 2015 19:56