Miralem Sulejmani nuk do të pritet aspak mirë në Elbasan Arena nga tifozët shqiptar
Miralem Sulejmani do të jetë shqiptari që do të paraqitet për Serbinë ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e 8 tetorit në Elbasan Arena.
Shumë kohë më parë, Miralem Sulejmani, kishte thënë se nuk do të luante kurrë për Shqipërinë dhe se Serbia është vendi i tij. Në fakt ëndrra tani i është realizuar pasi do të jetë i pranishëm në Elbasan Arena në ndeshjen ndaj shqiptarëve.
“Unë kurrë nuk kam kërcënuar askënd dhe nuk kam thënë asnjëherë se do ta marr nënshtetësinë shqiptare, për shkak se një gjë e tillë asnjëherë nuk ka qenë në mendimet e mia”, kishte thënë kohë më parë shqiptaro-¬gorani Sulejmani.
“Nuk e kam menduar ndonjëherë për ta marrë shtetësinë shqiptare apo për të luajtur për ekipin kombëtar shqiptar. Unë kam dashur gjithmonë të luaj për vendin tim, për Serbinë”, ka shtuar më tej Sulejmani, i cili padyshim se do të vërshëllehet më së shumti nga shikuesit e pranishëm në stadiumin e Elbasanit. /Express
Monday, 05 October 2015 15:08