Milan u turpërua në shtëpi nga Napoli me rezultat 4:0, mirëpo Sinisa Mihajlovic nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.
Mihajlovic ka insistuar se nuk do të largohet nga ‘Rossonerët’, përkundër faktit që skuadra që ai e drejton e pësoi humbjen më të thellë në shtëpi në gjashtë vitet e fundit.
“Padyshim se Berlusconi do të më thërras nesër dhe unë do t’ia shpjegojë se çfarë ndodhi”, tha serbi.
“Si çdoherë klubi do t’i marrë vendimet, por unë nuk do të dorëhiqem. Jam i bindur që jam i aftë për të gjetur zgjidhje për problemet”.
“E kam bërë te klubet tjera dhe mund t’a bëjë këtu. Kam nevojë për kohë, edhe nëse është diçka të cilën s’mund t’a kërkojë”, theksoi Mihajlovic.
Monday, 05 October 2015 14:05