Policia e shtetit të Shqipërisë, ka vendosur t’a rrisë numrin e policëve të cilët do të përkujdesen për sigurinë në përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Numri i policëve të përfshirë në rujajtjen e rendit për këtë ndeshje do të jetë rreth dy mijë.
Përveç policëve, në stadium do të ketë edhe një numër të konsiderueshëm të forcave të Gardës së Republikës, të cilat do të përkujdesen për sigurinë e figurave të rëndësishme.
Stadiumi do të ruhet nga ajri nga tre helikopterë, të cilët do të kujdesen për hapësirën ajrore mbi Elbasan Arena-n.
Forcave të shumta të policisë dhe gardës, u shtohen edhe afro 400 stjuardë, të punësuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të siguruar qetësinë gjatë ndeshjes.
Monday, 05 October 2015 13:34