Chelsea e ka pësuar një tjetër humbje, tash nga Southampton, ndërsa pozita e Jose Mourinhos si trajner i ‘bluve’ po lëkundet.
Jose Mourinho, ka thënë se do të jap dorëheqje vetëm atëherë kur nuk do të jetë i dëshiruar nga futbollistët e tij.
“Njerëzit mund të thuan ç’të donë. Mendoj se duhet të shkoni te lojtarët e mi. Thirrini në një tavolinë javën e ardhshme, John Terry nuk është me kombëtare, Diego Costa nuk është me kombëtare, Ramires jo, kështu që pyetni ata. Nëse iu thonë se nuk më besojnë mua, kjo është e vetmja gjë që të jap dorëheqje”, ka thënë Mourinho, shkruan Goal.
Ky është starti më i keq ndonjëherë i një skuadre të drejtuar nga Mourinho, pasi Chelsea ka grumbulluar vetëm tetë pikë në po aq ndeshje.
Monday, 05 October 2015 10:04