Kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karadzic, shpreson që Shqipëria të mos jetë pjesë e ‘EURO 2016”.
Karadzic ka thënë se kualifikimi i Shqipërisë në Europian, do të ishte një suprizë e madhe, mirëpo ai uron që kjo të mos ndodhë fare.
“Shqipëria luan një ndeshje historike dhe është shumë pranë kualifikimit. Unë uroj që të mos ndodhë diçka e tillë, edhe pse ne kemi mungesa dhe do ta kemi të vështirë për t’i ndalur. Do të ishte surprizë e madhe nëse ata do të shkonin në Francë”, ka deklaruar Karadzic.
Ai edhe një herë e ka përsëritur se ka marrë garanci për sigurinë e serbëve në ‘Elbasan Arena’.
“Armand Duka dhe Ilir Shulku më kanë garantuar në Maltë se nuk do të ndodhë asgjë. Kam marrë gjithashtu një letër nga ambasadori ynë në Shqipëri dhe më ka komunikuar se po merren të gjitha masat për të pasur një mbarëvajtje sa më të mirë të takimit”.
Sunday, 04 October 2015 10:10