Gianni De Biasi nuk i frikësohet aspak Serbisë. Trajneri italian synon të arrijë fitore me 8 tetor në ‘Elbasan Arean”
Gianni De Biasi ka mbajtur konferencë për media para dy ndeshjeve të fundit, në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, ndaj Serbisë dhe Armenisë.
Por, trajneri italian u fokusua te ndeshja e 8 tetorit që do Të luhet në Elbasan Arena ndaj përfaqësueses së Serbisë.
Ai, ndeshjen e së enjtes e cilësoi si një takim tepër te rëndësishme, dhe bëri thirrje që te gjithë të fokusohen vetëm te futbolli, shkruan Gazeta Express.
“Jemi ne fazën e fundit te kualifikueseve qe është shume e rëndësishme. Duam të arrijmë objektivin final. Duhet të bëjmë një ndeshje inteligjente. Ndeshemi me rivalin me të fortë të grupit në aspektin teknik”, ka deklaruar De Biasi.
“ Është një sfide e rëndësishme vetëm për rezultatin dhe jo situatat e tjera. S’duhet të biem në gracke për t’u shpërqendruar. Te gjithë mendojmë se është ndeshja e jetës. Besoj se kemi maturinë për ta përballuar ketë takim”, ka theksuar ai.
“1 pike? Nuk kënaqem me rezultatin minimal. Hyjmë në fushe për te fituar. Nga Serbia nuk me tremb asgjë, kam respekt për lojtaret e tyre”, ka theksuar italiani.
Saturday, 03 October 2015 15:14