Lazio po përdorë edhe gjuhën shqipe në dhomat e zhveshjes.
Etrit Berisha mbeti futbollisti i vetëm shqiptar te Lazio, ku përveç drejtorit sportiv, Igli Tare kolonia kuqezi përbehej edhe nga Lorik Cana i transferuar te Nantes dhe Tomas Strakoshës që u huazua te Salernitana.
E megjithatë, në ekipin e Serisë A shqipja është një gjuhë që vazhdon të përdoret. Për ndeshjen e Europa League kundër Saint-Etienne, të luajtur në stadiumin Olimpico, klubi publikoi fotografi nga dhomat e zhveshjes.
“Ne e dashurojmë dhe për të luftojmë”, ishte shkruar në muret e dhomave të zhveshtores.
Prezenca e shqipes në dhomat e zhveshjes së ekipit bardhkaltër duket e se motivoi Etrit Berishën, që ishte titullar në fitoren 3-2 përballë Saint-Etienne.
Friday, 02 October 2015 22:21 
