Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon nuk ka hyrë në mesin e listës së gjerë të 50 futbollistëve kandidatë për Topin e Artë.
E pabesueshme, por e vërtetë. Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon nuk ka hyrë në mesin e listës së gjerë të 50 futbollistëve kandidatë për Topin e Artë.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se Buffon nuk është në listën e gjerë edhe pse në edicionin e kaluar luajti rol kyç në triumfin e “Bianconerëve” në Serie A e Coppa Italia, si dhe rrugëtimin deri në finalen e Ligës së Kampionëve.
Pirlo, Chiellini, Pogba, Vidal, Tevez, Morata përfaqësojnë Juventusin nga sezoni i shkuar.
Friday, 02 October 2015 14:02