Orges Shehi pas ndeshjes ndaj Lokomotivës së Moskës, tha se thirrjet raciste të tifozëve rus, i kujtuan për një moment ngjarjen që ndodhi në stadiumin e Partizanit në Serbi
Një vit pas skandalit të dhunës dhe racizmit nga huliganët serbë, Orges Shehi përjetoi të njëjtat thirrje anti-shqiptare edhe në Rusi.
Episodet në stadiumin e Lokomotivës i kthyen në mendje ngjarjen e kaluar, ndërsa portieri zbuloi edhe atë që ndodhte në fushë gjatë racizmit të huliganëve rusë.
“Për pak momente mu kujtua ajo histori shumë e trishtueshme për të gjithë shqiptarët. Ishte Radas ai që shkoi te gjyqtari duke i thënë që këto janë thirrje raciste. Në pjesën e dytë unë shkova te arbitri i portës për ta sinjalizuar për thirrjet e tjera edhe ai më tha që e dinte se ato ishin thirrje raciste” tha portieri.
Friday, 02 October 2015 10:31 
