Trajneri i Danimarkës ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen e fundit kualifikuese për ta me Portugalinë.
Gjatë deklaratës për mediat, Morten Olsen është shprehur se kualifikimi i danezëve është në dorën e Shqipërisë.
“Ai vendim i papranueshëm i Komisionit të Arbitrazit Sportiv (CAS) për t’i dhënë Shqipërisë tri pikë ka qenë përcaktues në fatet e këtij grupi. Tashmë për ne nuk vlen vetëm fitorja me Portugalinë. Kualifikimi nuk varet vetëm nga ne”, është shprehur trajneri i Danimarkës.
Kujtojmë se Shqipëria ka edhe dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropianin “France 2016”, atë me Serbinë dhe Armeninë.
Thursday, 01 October 2015 16:38