David Beckham ka harruar se Milan nuk është pjesë e Ligës së Kampionëve. Ai ka thënë se “Rossonerët” i sheh në garë për ta fituar trofeun.
David Beckham ka përmendur tri ish skuadra të tij, si kandidate për të fituar Ligën e Kampionëve.
Por, ai gaboi duke e futur Milanin në mesin e tyre, kur skuadra italiane nuk është pjesë e garës këtë edicion.
“Kë e favorizoj? Kush dua të fitojë është një tregim tjetër, prej asaj se kush do të fitojë. Ose, ndoshta jo edhe aq shumë”, deklaroi ai për “Sport360”.
“Do të them Manchester United, PSG, Milan, një prej këtyre tri ekipeve dua të fitojë”, u shpreh Beckham.
Thursday, 01 October 2015 17:10