Neymar dhe Barcelona morën një fitore shumë të vështirë kundër Bayer Leverkusenit (2-1) të martën në ‘Camp Nou’.
Lëndimi i Lionel Messit i ka vërë në vështirësi katalunasit, ndërsa nuk iu kanë ndihmuar as fishkëllimat e tifozëve herë pas here.
Kjo i ka penguar edhe Neymarit që pas ndeshjes ka folur për këtë gjë.
“Është e vështirë kur tifozët nuk janë me ne. Jam shumë i lumtur për fitoren, por ne vuajtëm shumë për ta fituar këtë ndeshje”.
“Gjëja e rëndësishme është të fitojmë dhe ne bëmë gjithçka që të shënonin dhe të fitonim”.
“Unë bëra punën time. Ne duhet të mësohemi të luajë pa Messin, derisa ai të kthehet në formën më të mirë”, ka thënë Neymar.
Messi pritet të mungojë të paktën dy muaj.
Wednesday, 30 September 2015 15:07