Qendra për Edukimin e Trajnerëve në FFK sjellë disiplinë tek trajnerët e futbollit kosovar Në Kosovë trajnerët duket se po mësohen të kenë më shumë disiplinë.
Në seminarin për trajner të futbollit që po e mbanë Qendra për Edukimin e Trajnerëve e FFK-së. Ky seminar po organizohet në bashkëpunim me Federatën Gjermane të Futbollit, ka për qëllim të pajis trajnerët me licencën UEFA “B”. Ky seminar ka filluar me 15 shtator dhe përfundon me 2 Tetor 2015.
Sipas Malsor Gjonbalajt, drejtor i Qendrës për Edukimin e Trajnerëve në FFK seminari ka një rrjedhë tejet profesionale dhe tashmë është java e tretë në të cilën kandidatët do t’i nënshtrohen provimit në praktikë, provimit me shkrim dhe provimit verbal/me gojë. Ai ka thënë se nga Federata Gjermane janë të deleguar ligjëruesit Ëolfang Grunert dhe Jorg Wunderlich të cilët kanë një përvojë të gjatë dhe tejet profesionale. “Federata Gjermane është një partner i madh i yni dhe tash kemi krijuar një etapë të re të bashkëpunimit”, ka thënë ai. Këtë seminar duke e vijuar shumë emra të njohur të futbollit kosovar si: Haxhi Zeka, Erdogan Brando, Labinot Qosa, Agim Maliqi, Sanije Krasniqi, Ismail Berisha, Mensur Maxhuni etj.
Kandidatët të cilët kalojnë me sukses provimin do të pajisen me Licencë UEFA “B” me të cilën kanë të drejtë pune, jo vetëm në Kosovë por edhe në vende të tjera evropiane. /Gazeta Olle
Tuesday, 29 September 2015 14:32