Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville ka thënë se Yaya Toure është mesfushori më i mirë në Premier Ligë.
Toure ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Cityt në këtë sezon, duke pasur ndikim shumë të madh në lojën e ekipit të tij, por Neville ka thënë se duhet të fillohet të menaxhohet tani me të pasi nuk mund të luaj në një nivel të lartë në çdo ndeshje për shkak të moshës së tij, transmeton Koha.net.
“Toure nuk mund të luaj tri ndeshje në javë. Ai është një lojtar fantastik, por do e lija që të luante vetëm në ndeshjet më të rëndësishme. Në ditën e tij, ai është mesfushori më i mirë në Premier Ligë, por ideja që t’i marrish tri performanca të nivelit të lartë është pothuajse e pamundur , pasi kur e arrin një moshë më të vjetër këta futbollist bien fizikisht, një gjë e tillë u ka ndodhur edhe Steven Gerrardit dhe Paul Scholesit”, ka thënë Neville për Sky Sports.
Tuesday, 29 September 2015 11:37