Wagner Ribeiro ka kritikuar babain e Neymarit dhe beson se Real Madridi do të ishte zgjedhja më e mirë për të.
Agjenti Wagner Ribeiro insiston se më e mira për Neymarin do të ishte transferimi në Real Madrid, pasi kështu nuk do t’i kishte problemet që ka në Barcelonë.
Ai po ashtu për këtë ka kritikuar babain e Neymarit, të cilit i ka kërkuar që ta lerë të qetë djalin e tij për disa vite.
“Unë i kam thënë babait të Neymarit që të marr parat e tij, të mbyllë kompanitë e tij dhe të jetoj në brigjet e Mesdheut me familjen e tij dhe kështu ta lejoj djalin e tij të luaj për disa vite futboll në Evropë, mundësisht në Real Madrid”, tha Riberio gjatë një letre të dërguar babait të Neymarit.
Tuesday, 29 September 2015 09:36