Presidenti i klubit të Skëndërbeut, Ardian Takaj, u ka ofruar premi futbollisteve të skuadrës, në rast të rezultatit pozitiv në ndeshjen ndaj Lokomotivës së Moskës.
Takaj u ka premtuar lojtarëve preminë prej 100 mijë eurosh në rast të barazimit në Rusi.
“Ndryshe nga kampionati, që premiot janë të deklaruara jo ndeshje pas ndeshjeje, por pas disa ndeshjesh, në Europa Ligë është diçka tjetër dhe premiot janë më të mëdha. Për ndeshjen kundër Lokomotivës, ekipi do të ketë 100 mijë euro premio në rast se rezultati do jetë pozitiv”, ka thënë Takaj për Panorama Sport.
Korçarët luajnë ndaj Lokomotivës së Moskës të enjten.
Monday, 28 September 2015 12:06