Donato Villani, doktori i përfaqësueses së Argjentinës, është i bindur se Lionel Messi do të qëndroj jashtë fushës më pak se dy muaj.
Lionel Messi do të qëndroj jashtë fushës më pak se dy muaj, pas lëndimit të gjurit në ndeshjen ndaj Las Palmas. Për këtë është i bindur doktori i përfaqësueses së Argjentinës, Donato Villani, transmeton Express.
“Për vite me radhë unë e njoh Leon dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të jetë gati në kohën më të shkurtër të mundshëm, ndoshta para asaj periudhe gjashtë-deri në tetë javë,” tha Villani Ole.
“Dëshira për të luajtur përsëri dhe vullnetin për të shëruar mund të ndikojnë.”, ka theksuar Villani.
Monday, 28 September 2015 08:18