Jemi në prag të javës së gjashtë në La Liga dhe kaq ka mjaftuar që argjentinasi, Lionel Messi të merr primatin kur është fjala për driblimet.
Lionel Messi të merr primatin kur është fjala për driblimet.
28-vjeçari ka realizuar plotë 38 driblime të suksesshme deri më tani, duke bërë kështu një diferencë të madhe nga Fabián Orellana i Celta Vigos me 16 të tilla.
Vendi i tretë është i rezervuar për një tjetër lojtarë katalunas. Është braziliani Neymar (15), kurse pas tij janë Vitolo i Sevillas me 14, dhe Rubén Rochina i Grandas me 12 driblime të suksesshme.
Edhe këtë sezon Messi vazhdon të jetë i pandalshëm, duke kaluar pothuajse të gjithë kundërshtarët që i dalin para.
Deri më tani argjentinasi ka shënuar tre gola dhe ka asistuar dy herë këtë sezon.
Saturday, 26 September 2015 12:04