Barcelona ka kritikuar FIFA-n pas refuzimit të regjistrimit të mesfushorit Arda Turan, para rihapjes së afatit kalimtar në janar.
Barcelona ka kritikuar FIFA-n për dështimin e dhënies së një përgjigjeje adekuate për regjistrimin e mesfushorit Arda Turan, i transferuar nga Atletico Madrid, gjatë afatit kalimtar të verës.
Kampioni në fuqi i La Ligës është i dënuar nga regjistrimi i përforcimeve deri në janar të vitit 2016.
FIFA i penalizoi ata për parregullsitë në transferimin e disa futbollistëve nën moshën 18-vjeç.
Por, pas lëndimit të Rafinhas, Barcelona kërkoi nga FIFA që t’ia lejonte regjistrimin e parakohshëm të Turanit.
Përgjigja ishte negative e kjo ka detyruar klubin katalan që ta sulmoj ashpër FIFA-n.
Saturday, 26 September 2015 10:30