Rafa Benitez e ka bërë të qartë se Cristiano Ronaldo mbetet shefi i sulmit të Real Madridit.
Portugezi nuk ka shënuar në katër prej gjashtë ndeshjeve të këtij sezoni, derisa Karim Benzema është në formë më të mirë duke shënuar në secilin takim, por trajneri ka insistuar se CR7 do të jetë dirigjues i sulmit.
“Nuk ia kam vendosur ndonjë kusht atij [Cristiano Ronaldos], por e di se ai mund të shënojë shumë gola”, ka thënë Benitez gjatë konferencës për medie.
“Gjëja e rëndësishme është se nëse nuk shënon Cristiano, Benzema, James, Bale, Jese ose Isco do të shënojnë. Lojtari kryesor në ekip është ai që shënon shumicën e golave. Ai i cili shënon çdo moment”.
Saturday, 26 September 2015 08:17