Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka braktisur konferencën për shtyp pas pyetjes së një gazetari nëse ai mund të emërohet selektor i ri i Anglisë.
Pep Guardiola është larguar nga konferenca për shtyp e Bayern Munichut pas pyetjes së një gazetari nëse ai mund të emërohet selektor i ri i Anglisë.
Një artikull nga tabloidi britanik “The Sun”, raportoi se Federata Angleze e kërkon Guardiolën për pasardhës të Roy Hodgson, pas Euro 2016.
Por, Guardiola nuk e mirëpriti pyetjen në konferencën e sotme.
“Pyetja e ardhshme. Pyetja e ardhshme, ju lutem. Jo. Jam trajner i Bayern Munichut. Ju faleminderit”, tha Guardiola dhe u largua.
Friday, 25 September 2015 14:32