Lojtarët e Real Madridit dhe stafi teknik u mblodhën së bashku me presidentin e klubit, Florentino Perez për të bërë foton zyrtare të sezonit 2015-16.
Asgjë e rëndësishme për t’u nënvizuar, përveç faktit që ata pozuan me një trofe që aktualisht është në “pronësi” të Barcelonës
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique fitoi Superkupën e Europës më 11 gusht, me Barçën që mposhti Sevilla 5-4 pas kohës shtesë në ndeshjen e luajtur në Tbilisi të Gjeorgjisë. 12 muaj më parë, Reali kishte mposhtur të njëjtin ekip 2-0 në Cardif të Uellsit, por në foto duket qartë trofeu i Superkupës UEFA.
Kupa e Botërorit të klubeve vazhdon të mbetet në pronësi të Real Madridit deri në dhjetor, pasi ata mposhtën ekipin e San Lorenzos në finalen e vitit të kaluar. Sërish, Barcelona mund ta shtjerë në dorë këtë trofe pasi fitoi Champions League-n sezonin e kaluar.
Friday, 25 September 2015 19:35