Legjenda e futbollit brazilian, Pele ka thënë se më parë do të luante për Arsenalin sesa për ekipin e Chelseat, nëse do të ishte përsëri në formën e tij të dikurshme.
Pele, nga shumë njerëz cilësohet si më i miri i të gjitha kohërave, përkundër që karrierën e tij e ka zhvilluar te ekipi brazilian, Santos, duke fituar dy Copa Libertadores dhe gjashtë herë ligën e Brazilit, transmeton Koha.net. Ai gjithashtu ka fituar tri herë Kupën e Botës dhe është shpallur Lojtari i Shekullit nga FIFA.
“Arsenali do të ishte një ekip shumë i mirë për të luajtur. Më pëlqejnë ekipet që luajnë futboll të hapur, sot është e vështirë të vendosësh se cili ekip luan në atë mënyrë. Ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit? Do të luaja për Arsenalin, nëse do kisha mundësi”, është shprehur Pele për “The Telegraph”.
Kurse ekipi që i pëlqen më së shumti është Barcelona, për shkak të lojës së bukur dhe i kujton stilin e lojës që Santosi i tij luante në atë kohë.
Friday, 25 September 2015 17:08