Raportet e Barcelonës me shtëpinë më të madhe të Futbollit, FIFA-n po vazhdojnë të përkeqësohen
Barcelona ka kërkuar nga FIFA që të lejojnë Arda Turanin të luaj pas lëndimit të mesfushorit Rafinhas, por ende nuk kanë marr një përgjigje nga ta.
Skuadra katalane beson se ndalesa e cila i ndalonte nënshkrimin me lojtarë të rinj gjatë afatit kalimtar veror ishte e panevojshme dhe pjesë e kampanjës kundër tyre nga trupa qeverisëse.
Kjo ishte një nga arsyet kryesor të prishjes së raporteve mes klubit dhe organizatës me zyrë në Zurich.
Ngjarjet e fundit që përfshinë një hetim duke bërë që disa lojtarë të rinj të mos mund të regjistrohen, ka bërë që të dy palët të largohen edhe më.
Barça nuk do të dërgojë anëtarët e bordit në ngjarjet e organizuara nga FIFA. Klubi planifikon që të dërgojë disa zyrtarë të thjeshtë, siç ka bërë në ngjarjet e fundit të organizuara nga ky trup.
Wednesday, 23 September 2015 09:04