Doktoresha e Chelseat, Eva Carneiro është larguar nga klubi, njoftojnë burime të afërta me londinezët
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ishte shprehur tejet i nervozuar me stafin mjekësor pas ndeshjes me Swansean ku kishin barazuar 2:2.
Blutë nga Londra kishin mbetur me 9 lojtarë në fushë, pasi veç përjashtimit të Courtois edhe Hazard kishte probleme ku mjekët vrapuan për ta kontrolluar belgun.
Kjo nuk i pëlqeu Mourinhos, që e quajti stafin mjekësor si naiv dhe njerëz që nuk e kuptojnë futbollin pasi sipas tij ishin minutat e fundit të ndeshjes dhe ata nuk është dashur të hyjnë.
Më pas Mourinho i pezulloi dy mjekët dhe tani sipas burimeve të afërta me klubin, Eva përfundimisht është larguar nga kampionët e Anglisë, njofton EuroSport.
Wednesday, 23 September 2015 17:10