Luis Enrique, trajneri i Barcelonës, pretë lajme të mira nga FIFA për regjistrimin e Arda Turanit.
Skuadra e Barcelonës ka kërkuar FIFA që ta regjistroj Arda Turanin. Klubi katalunas dëshiron ta regjistrojë lojtarin turk si zëvendësim për Rafinhan e lënduar.
Kurse, trajneri i ekipit katalunas pret përgjigje pozitive nga FIFA, e cila ia ka ndaluar Barcelonës transferimin e lojtarëve deri në janarin e vitit 2016.
“Klubi do të kërkoj opsionin më të mirë, por në fund gjithçka varet nga FIFA’, ka deklaruar Enrique në konferencën për media para ndeshjes me Celta Vigon.
Në rast se i lejohet aktivizimi i Turanit, trajneri spanjoll thotë se reprezentuesi turk është i gatshëm të luaj menjëherë.
Tuesday, 22 September 2015 17:12