Sir alex Ferguson ka treguar arsyen e vërtetë të largimit të Paul Pogbas nga Manchester Unitedi në vitin 2012.
Ish-trajneri i Unitedit ka thënë se është Mino Raiola arsyeja e vërtetë e largimit të Pogbas nga Old Trafford, transmeton Koha.net.
“Janë një ose dy agjentë në futboll që thjeshtë nuk pëlqejnë, dhe njëri ndër ta është edhe Mino Raiola, agjenti i Pogbas, është njëri nga ata”, ka shkruar Ferguson në librin e tij “Leading”, raporton Goal.
Ai më tutje ka shkruar: “Nuk i kam besuar atij që nga momenti i parë. Kishim kontratë tre vjeçare me Pogban me të drejtë rinovimi edhe për një vit, por, papritmas në skenë u paraqit Raiola dhe takimi ynë i parë ishte fiasko. Unë dhe ai ishim si vaji me ujin, prandaj më pas ai e ka bindur Pogban që të bashkohet me Juventusin”.
Tuesday, 22 September 2015 18:25