Keylor Navas, portieri i Real Madridit, ka zbuluar detaj shumë interesant të ditës së fundit të afatit kalimtar të kësaj vere, i cili është mbyllur me 31 gusht.
Besoni ose jo, portieri i Real Madrid, Keylor Navas ka qarë në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Portieri i Kosta Rikës ishte pranë transferimit në Manchester United, derisa në drejtim të kundërt ishte paraparë transferimi i David De Geas.
Por, në çastet e fundit ky transferim kishte dështuar pasi ekipi anglez kishte dërguar me vonesë dokumentacionin e duhur për transferimin e De Geas.
“Afati i fundit kalimtar ishte një nga ditët më të këqija të karrierës sime në futboll. Kur u mbyll afati unë qava pran gruas sime. Unë jam njeri dhe çdo gjë shpërtheu”, ka deklaruar Navas.
Navas ka treguar se si me 31 gusht ishte në Aeroport dhe vetëm priste fluturimin drejtë Manchesterit, por në fund dështoi gjithçka.
Tuesday, 22 September 2015 12:02