Zlatan Ibrahimovic nuk e ka nisur mirë sezoni pasi që deri më tani nuk ka arritur që të shënoi as edhe një gol
Sulmuesi i Paris Saint Germainit, Zlatan Ibrahimovic, është duke kaluar nëpër një formë të dobët. Këtë e dëshmon edhe fakti se suedezi nuk ka shënuar asnjë gol këtë edicion, kjo po e shqetëson trajnerin Laurent Blanc, por shpreson se së shpejti ai do të përgjigjet në fushë.
“Ibrahimovic nuk është në formën më të mirë të mundshme. Kjo ndodhi edhe në vitin e kaluar, por unë mendoj se ai do të rikthehet shpejt”, ka deklaruar Blanc.
“A është ai në rënie? Ju do të merrni një përgjigje së shpejti. Ai do t’iu japë një përgjigje në fushë. Dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, ka shtuar mes tjerash trajneri Francez.
Tuesday, 22 September 2015 13:34