Ylli i Barcelonës, Neymar, beson se Philippe Coutinho i Liverpoolit ka kualitetet e duhura për të luajtur te Barcelona.
Të hënën, në Spanjë u raportua se Barcelona synon transferimin e Coutinhos, që është bërë një prej lojtarëve kyç të Liverpoolit që prej largimit nga Interi në vitin 2013.
Bashkëkombësi i tij Neymar beson se Coutinho ka të gjitha atributet për të ndjekur hapat e Luis Suarezit dhe të transferohet në Camp Nou.
“Ka shumë lojtarë të Brazilit që mund të luajnë për Barcelonën. Një nga ta është Philippe Coutinho. Ai është lojtar i mrekullueshëm dhe ka stil të Barcelonës”, ka thënë Neymar, raporton goal.com.
Tuesday, 22 September 2015 08:12