Përfaqësuesja e Kosovës në boks, e cila mori pjesë në turneun ndërkombëtar “Hakija Turajliq-Talijan”, që u mbajt në Sarajevë, fitoi dy medalje të arta, si dhe kupën e teknikut më të mirë te turneut.
Në kategorinë 60 kg, Violant Sylejmani, i cili shkëlqeu në gjysmëfinale të këtij turneu, ai tregoi klasë të lartë edhe në finale, duke mundur boksierin nga Bosnja dhe duke fituar medalje e artë. Me medalje ari në këtë turne u stolis edhe Arian Gashi (69kg), i cili në duelin final mposhti kroati Durim Zoraca.
Në këtë turne më notë të lartë u vlerësua edhe gjyqtari i Kosovës, Latif Demolli, i cili mori epitetin e gjyqtarit më të mirë të turneut.
Juria e këtij turneu, teknik më të mirë të turneut zgjodhi Violant Sylejmanin. Trajneri i Kosovës, Nazim Halili në fund të turneut tha se është i lumtur me suksesin që treguan boksierët e tij, sepse, sipas tij, dy medalje të artë dhe një kupë, është sukses i madh për Kosovën.
Monday, 21 September 2015 14:34