Arsene Wenger, menaxheri i Arsenalit, i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Anglisë që ta denjon sulmuesin e Chelseas, Diego Costa.
Menaxheri i Arsenalit, Arsen Wenger i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) që ta rishikoj katronin e kuq të Gabrielit, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Chelseas.
Po ashtu, strategu francez ka kërkuar nga FA që ta denjon sulmuesin e Chelseas, Diego Costa, i cili ishte fajtori.
“Po, sigurisht FA duhet të marrë masa. Ata e bëjnë këtë për të gjithë. Sidomos dua që gjyqtari, Mike Dean të sheh të gjitha veprimet që kanë ndodhur gjatë lojës dhe të shohim nëse ai qëndron prapa vendimit të tij”, ka deklaruar Wenger.
“Zyrtarët e ndeshjes mund t’ju them se e njohin mirë Diego Costa. Ai nuk është një njeri i panjohur. Ai është këtu qe një vit”, ka theksuar strategu francez, i cili ishte i mllefosur në ndarjen e drejtësisë.
Monday, 21 September 2015 16:33