Drejtori sportiv i skuadrës së njohur gjermane zbulon prapaskenat e bisedimeve për transferimin e Xherdan Shaqirit në Gelsenkirsen.
Kalimi i Xherdan Shaqirit drejt Stoke City ka befasuar shumë kënd, sidomos pasi që përflitej për një mundësi të kthimit në Gjermani tek Schalke 04.
Drejtori sportiv i Schalkes, Horst Heldt ka sqaruar situatën. “Ai mendonte të vinte tek ne, por fatkeqësisht gjërat nuk funksionuan, sepse në fillim të gushtit të gjitha pagesat nuk ishim në gjendje t’i përballojmë dhe kalimi i Julian Draxler tek Wolfsburg u arrit vetëm pak orë para përfundimit të afatit kalimtar”, tha ai për Blick, transmeton veqsport.
Po flasim për 35 milion euro që morët nnga Schalke. Ndoshta Shaqiri është dashur të ketë më shumë durim? “Jo, sjellja e tij ka qenë e kuptueshme. Nuk mund t’i garantoja se do ta merrnim. Dhe, ai u detyrua të zgjedh, ndryshe do të humbiste edhe shansin në Angli. Edhe me Inler ishte situata e njëjtë, të dy ishin shumë të shtrenjtë për ne”.
“Të dy janë lojtar shumë, shumë të mirë. Njëri ka luajtur me Bayernin e Interin dhe tjetri me Napolin. Këta lojtar kushtojnë shumë”.
Por, klubet angleze si Stoke apo Leicester janë më të vogla se Schalke? “Për klubet angëleze, sidomos pas marrëveshjes së re të drejtave televizive nuk paraqet problem një ngritje e tillë e buxhetit për lojtar të mirë”, tha Heldt.

Sunday, 20 September 2015 17:25