Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur për vështirësitë që kishte për t’u larguar nga Lazio.
32-vjeçari iu bashkua këtë verë ekipit francez, Nantes dhe për këtë është shprehur mjaft i kënaqur.
“Lirimi im nga Lazio nuk ishte aspak i lehtë dhe për këtë më është dashur shumë kohë”.
“Gjetja e një gjuhe të përbashkët me presidentin Lotito për ndërprerjen e kontratës ishte shumë e vështirë. Por, e gjithë sakrifica që unë kam bërë për të ardhur këtu, sipas mendimit tim, ia ka vlejtur”, ka thënë Cana përButFootballClub.fr.
Për Lorikun kishte interesim nga e gjithë Evropa, por zgjedhja e tij u ndikua pak edhe nga Emir Lenjani, i cili është i huazuar te Nantes.
Sunday, 20 September 2015 20:18