Menaxheri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka bërë një deklaratë tronditëse, ku ka pohuar se po të ishte në pyetje ai, do të vazhdonte ende të ishte menaxheri i klubit nga Old Trafford.
Ferguson befasoi të gjithë kur në vitin 2013 kërkoi pensionimin nga futbolli, pas 38 trofeve në 26 vite të magjishme të tij te Manchester United.
Por, Ferguson tash pranon se nuk e ka pasur ndërmend pensionimin, transmeton Telegrafi, derisa nuk vdiq binjakia e gruas së tij, në vitin 2012.
“Unë definitivisht do të kisha vazhduar. Unë e kam parë gruan time një natë duke shikuar televizor, dhe ajo shikonte përreth. Unë e dija se ajo ishte e izoluar. Ajo dhe motra ishin binjake, e dinit këtë?”.
“Por, kur i kam thënë se do të pensionohesha, ajo nuk e ka diskutuar më. Unë e kam ditur se ajo ka dashur që unë ta bëj këtë”, potencoi Ferguson.
Sunday, 20 September 2015 10:05