Milani ka siguruar tre pikë në ndeshjen e vështirë ndaj Palermos që përfundoi 3 me 2 në favor të vendasve.
Rossonerët që po vinin nga humbja me Interin, siguruan pikë në dramën që përfundoi në minutën e 75-të kur Carlos Bacca realizoi golin vendimtar.
Kolumbiani nisi serinë e golave në minutën e 21-të kur u asistua mirë nga Bonaventura.
Hiljemark barazoi rezultatin në minutën e 31-të ndërsa pesë minuta para fundit të pjesës së parë me një goditje të lirë Bonaventura riktheu avantazhin për Milanin.
Palermo u kthye në lojë përsëri nga Hiljemark në minutën e 73-të, por kolumbiani Bacca u përkujdes që pas dy minutave ta rikthente avantazhin dhe t’ia siguronte 3 pikë Milanit.
Saturday, 19 September 2015 23:05