Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se Jose Mourinho duhet të përballet me faktin që është nën presion në këtë sezon.
Arsenal-Chelsea do të jetë derbi i xhiros së gjashtë në Premier Ligë, por skuadra e Jose Mourinho do të hyjë në këtë takim pas një fillimi jo të mirë në këtë sezon, transmeton Koha.net shkrimin e Goal.com.
“Këto janë situata të vështira për t’u vlerësuar. Por, çdo menaxher duhet të përballet me presionin dhe problemet që i ka me ekipin e tij. Njerëzit vijnë në stadiume për të shikuar futboll dhe gjithë të tjerat janë sekondare, prandaj le të fokusohemi në këtë ndeshje”, është shprehur Wenger.
Friday, 18 September 2015 18:22