Marc Wilmots beson se Adnan Januzaj mund të bëhet më i mirë se Kevin De Bruyne
Trajneri i Belgjikës, Marc Wilmots, ka thurur lëvdata për mesfushorin shqiptar të Borussia Dortmundit, Adnan Januzajn duke thënë se 20 vjeçari mund të bëhet më i mirë se mesfushori tjetër i Belgjikës, Kevin De Bruyne.
“De Bruyne u rrit shumë kur u largua nga Chelsea për te Wolfsburgu. Jam i bindur se Januzaj do të rritet shumë si lojtar pas huazimit te Dortmundi. Januzaj është i jashtëzakonshëm”.
“Ai mund të luaj në krah e po ashtu edhe në sulm. Ka një goditje shumë të fuqishme. Nuk kam parë kurrë më parë një lojtar që godet shumë me një teknik të jashtëzakonshme. Madje mund të bëhet edhe më i mirë se De Bruyne”, është shprehur Wilmots.
Friday, 18 September 2015 09:05