Kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, u shpreh i pakënaqur me paraqitjen e ekipit të tij, duke thënë se ata nuk bënë atë që dinë të bëjnë në realitet.
36-vjeçari pas ndeshjes ka thënë se ata respektuan më shumë se që ishte e nevojshme kundërshtarin, pasi hezituan të mbanin topin dhe ta qarkullonin atë.
“Në pjesën e parë patëm një problem, pasi nuk arritëm të bëjmë lojën tonë. Por, unë mendoj se këtu ndikoi edhe presioni psikologjik”.
“Kualifikimi? Nëse ne do të ishim në 100 përqindëshin tonë ndoshta edhe do të merrnim pikë në Elbasan Arena. Dështimi i Liridon Latifit? U ndodh të gjithëve, por humbja nuk erdhi për shkak të tij”.
“Sikur ne të organizoheshim më mirë dhe të qarkullonim topin, pikët do të ishin tonat. Por, minusi më i madh për ne ishte se ua dorëzonim topin shumë shpejtë”.
“Dëshpërimi i tifozëve? I kuptoj, por për fat të keq shqiptarët gëzohen shpejt dhe hidhërohen shpejt”, ka thënë Shkëmbi.
Friday, 18 September 2015 08:23