Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho u është kundërpërgjigjur kritikëve duke pohuar se ai ende është menaxher “fantastik” edhe nëse ekipi i tij është duke humbur.
Trajneri portugez ishte në presion shkaku i fillimit të dobët në Premier Ligë, pasi deri më tani ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e para, por iu rikthye fitoreve në Ligën e Kampionëve.
“Wayne Rooney ishte katastrofë, pastaj thyen rekordin me Anglinë dhe krejt papritur është lojtari më i mirë në historinë e futbollit anglez”, ka thënë Mourinho.
“Rooney është lojtar fantastik kur nuk shënon apo kur ai shënon gola. Unë jam menaxher fantastik kur nuk fitoj ndeshje dhe jam menaxher fantastik kur fitoj”.
Thursday, 17 September 2015 14:34