Bayern Munich ka mposhtur Olympiacosin 3:0 në kuadër të Grupit F, ndërsa Arsenal është befasuar nga Dinamo Zagreb me rezultat 2:0.
Bayern Munich e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi ka shënuar fitore të vështirë kundër skuadrës greke Olympiacos.
Golin e parë e shënoj sulmuesi gjerman, Thomas Muller, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 52’të dhe një tjetër në kohën shtesë, ndërsa golin e dytë e shënoj Mario Gotze 89’.
Për Olympiacosin në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Pajtim Kasami, i cili u ndëshkua me karton të verdhë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Dinamo Zagreb ka mposhtur Arsnalin me rezultat të ngushtë 2:1.
Golat për kroatët i shënuan Pavaric dhe Fernandes, ndërsa golin e vetëm për Arsenalin e shënoi Walcott në minutën e 79’.
Wednesday, 16 September 2015 22:49