FIFA-n dhe ish-kryetarin e saj Sepp Blatter, i ka përfshirë një tjetër skandal në vazhdën e shumë skandaleve të cilat janë zbuluar në këtë institucion.
Sepp Blatter i kishte shitur të drejtat televizive të Kampionateve Botërore, 2010 dhe 2014 me një çmim shumë më të ulët se sa vlera reale e tyre në treg.
Televizioni zviceran SRF, e ka akuzuar Blatterin se ia kishte shitur të drejtat televizive Jack Warnerit, për vetëm 389 mijë funte, që është vetëm 5% i vlerës reale të tyre.
Kjo i kishte mundësuar Warnerit përfitime prej 11 milionë funtesh pastaj me shitjen e tyre.
Lajmi për zbulimin e kësaj kontrate të nënshkruar mes Blatter dhe Warner doli pikërisht në momentin kur mësohet se prokurorë të SHBA-së kanë mbërritur në Zurich për t’u takuar me homologët zviceranë në lidhje me ecurinë e hetimeve që po zhvillohen në lidhje me këtë skandal.
Tuesday, 15 September 2015 08:32