Fredy Guarin është shprehur i lumtur me golin që shënoi në Derbin e Milanos duke thënë se ai gol “do të mbetet në histori”.
Kolumbiani shënoi golin e vetëm në fitoren e Interit ndaj Milanit dhe thotë se është shumë i lumtur që skuadra e tij fitoi.
“A ishte goli më i mirë në karrierën time? Sigurisht ishte ndeshje super e rëndësishme dhe një gol i tillë mbetet në histori. Ia dedikoj golin fëmijëve të mi, sepse ata janë jeta ime. Do të thosha që si skuadër po e dëshmojmë që kemi kualitet më të madh”, ka thënë Guarin për Mediaset Premium, transmeton koha.net.
Ai në fund shtoi se Interi është i fokusuar që të fitojë ndeshje dhe nuk është duke menduar për titull.
Monday, 14 September 2015 10:06