Diego Simeone beson se Antoine Griezmann do të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë
Trajneri i Atletico Madridit, ka quar në qiell sulmuesin Antonio Griezmann para supersfidës që ekipi i tij e zhvillon me Barcelonën.
Sipas trajnerit argjentinas, Griezmann ka potencial që të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë.
“Ai është një djalë i ri me shumë entuziasëm. Griezmann punon shumë dhe dëshiron të përmirësohet vazhdimisht. Ai gjithmonë sfidon vetën. Shpresoi që puna që bënë t’i shpërblehet pasi në këtë rast do të na ndihmonte edhe neve të arrinim fitore”, ka thënë Simeone.
“Mendoi se ka potencial që një ditë, të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, nuk kam aspak dyshime për këtë”, ka shtuar më tej trajneri argjentinas.
Saturday, 12 September 2015 11:13