|
|
Saturday, 12 September 2015 09:14 Amir Abrashi ka vazhduar formën e tij të shkëlqyer edhe në klubin e tij Freiburg.
Mesfushori fantastik i Kombëtares së Shqipërisë, ka qenë realizues në fitoren 2-0 të Freiburgut nga udhëtimi i vështirë tek skuadra Kaiserslautern.
25-vjeçari si gjithmonë e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë për tu shpallur në fund edhe si lojtar i ndeshjes.
Anëtari i Kombëtares së Shqipërisë, shënoi golin e parë për skuadrën e tij në minutën e 72-të, ndërsa ishte pjesëmarrës edhe tek goli i dytë i shënuar nga Nils Petersen në minutën e 87-të.
Pas kësaj fitore të madhe, Freiburg, zë vendin e dytë në tabelë me 15 pikë të tubuara një më pak se lideri Bochum.
Edhe në dy ndeshjet e Kombëtares shqiptare, Abrashi ishte ndër më të dalluarit në fushë, ku falë ndërhyrjeve të tij në mesfushë, mbrojtja kuq e zi merrte më shlirë frymë.
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »