Klubet e basketbollit Vëllaznimi dhe Kastrioti nuk kanë paguar obligimet për licencim për edicionin 2015/16.
Federata e Basketbollit të Kosovës kishte dhënë afat deri sot në orën 15:00 për klubet që nuk kanë paguar, që t’i përmbushin këto obligime, por zyrtarët e FBK-së kanë thënë për portalin Koha.net se vetëm klubet Vëllaznimi dhe Kastioti nuk kanë paguar këto obligime.
FBK-ja ka konfirmuar se gjashtë skuadrat tjera të Superligës kanë paguar obligimet ndërsa bordi i saj pritet të marrë një vendim për dy klubet që nuk kanë paguar obligimet.
Shorti për të gjitha garat e basketbollit do të hedhet në javën e ardhshme.
Saturday, 12 September 2015 08:12