Presidenti i Real Madridid, Florentino Perez ka thënë se nuk e ka ndërmend që ta rikthej në Santiago Bernabeu, Jose Mourinhon, duke thënë se tashmë ka trajnerin më të mirë se ai.
Perez e ka cilësuar Benitezin si trajnerin më të mirë që ka pasur ndonjëherë, transmeton Koha.net. Mourinho nuk e ka filluar aq mirë këtë sezon në Premier Ligë me Chelsean, kurse mediat spekulojnë se rrezikon vendin e tij në rast se vazhdon me këto rezultate.
“Nuk kam për qëllim që të ri-nënshkruaj me Mourinhon, përkundër që ai kishte shtuar një kualitet të madh në skuadër. Para se të vinte ai, ne kishim probleme që të shkonim lartë në Ligën e Kampionëve. Por, Benitez është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë”, është shprehur Perez, për Cadena Cope.
Benitez në sezonin e tij të parë në La Liga, ka arritur një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e para.
Friday, 11 September 2015 18:22