Mbrojtësi i Barcelonës, Thomas Vermaelen ka thënë se ka ngjajshmëri të mëdha ndërmjet ish-klubit të tij, Arsenalit dhe kampionit Evropian.
Përfaqësuesi i Belgjikës sezonin e kaluar kishte bërë vetëm një paraqitje për “Blaugranët”, pasi kishte kompletuar transferimin e tij në Camp Nou nga skuadra e Arsenalit, transmeton Koha.net. Ai kishte pësuar një lëndim të rëndë që e kishte lënë jashtë fushës për një sezon.
“Është një filozofi e njëjtë. Këto janë ekipe që dëshirojnë të luajnë futboll dhe dëshirojnë të evitojnë topat e gjatë. Të mbajnë topin në tokë, të shënojnë sa më shumë që është e mundur dhe të krijojnë shumë raste shënimi”, është shprehur Vermaelen për faqen zyrtare të Barcelonës.
Ai ka pasur probleme të mëdha me lëndime, por tani është rikthyer dhe shpreson që të jap më të mirën e tij për katalunasit.
Friday, 11 September 2015 22:22